Pasi u pensionua nga futbolli sezonin e kaluar, Mario Mandzukic kthehet menjëherë në botën e futbollit.
Federata kroate në fakt ka bërë të ditur se ish-sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë stafit të trajnerit Zlatko Dalic, përcjell GazetaBlic Sport.
Mandzukic do të vazhdojë kështu historinë e tij me kombëtaren, ndonëse në një tjetër cilësi. Ish-sulmuesi i Juventusit mund të mburret me 89 paraqitje dhe 33 gola me fanellën e Kroacisë.
Mandzukic i kishte thënë lamtumirë futbollit të luajtur pas përvojës së tij në Milano. Te kuqezinjtë shënoi 11 paraqitje me 0 gola dhe mbi të gjitha shumë probleme fizike.
Lojtari kishte vendosur kështu të tërhiqej në shtator me një letër prekëse të publikuar në profilet e tij sociale.
/GazetaBlic Sport


