Pas testeve të bëra në J-Medical në mëngjes, klubi i Juventusit ka njoftuar se Danilo do të mungojë dy muaj.
“Testet diagnostike që Danilo iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në J | Medical tregoi një dëmtim të shkallës së mesme në muskulin e kofshës së majtë. Kohët e rikuperimit janë afërsisht 8 javë”, shkruhet në njoftimin e Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollisti brazilian kishte lënë fushën e lojës në Olimpico i përlotur, pas dëmtimit që kishte pësuar ndaj Lazios.
“Shpresoj të rikthehem shpejt”, ka shkruar Danilo në rrjetet social.
/GazetaBlic Sport


