Lajme

Haradinaj i kërkon Qeverisë ta procedojë në Kuvend Ligjin e Pagave: Institucionet po i rrezikojnë qytetarët

11/22/2021 13:21
nga:Q R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po kërkon nga Qeveria ta procedojë në Kuvend Ligjin e Pagave,përcjell Gazeta Blic.

Në tryezën me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, të mbajtur nga grupi parlamentar i AAK-së, Haradinaj ka deklaruar se institucionet po i rrezikojnë qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, tha Haradinaj.

Sot seanca për vrasjen e Ivanoviqit, avokati thotë se do dëshmojnë figura politike