Lajme

Fitoi zgjedhjet në Skenderaj, Fadil Nura bën këtë veprim

11/22/2021 11:39
nga:N M

Kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Skenderajt ka ftuar mbledhjen inaguruese të Kuvendit Komunal në këtë komunë, raporton Gazeta Blic. 

Ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka publikuar edhe ftesën që i ka nisur anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Pas kësaj ceremonie që parashihet në bazë të ligjit për qeverisje lokale, ai edhe zyrtarisht mund të marrë mandatin për të qeverisur për katër vitet e ardhme në këtë komunë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 17 tetorit, dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, përkatësisht nenit 42, paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, sot kam ftuar seancën inauguruese të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me 30.11.2021 në ora 10:00.