Sporti

Milani merr lajm fantastik, Maignan rikuperohet dhe pritet të jetë gati në fundjavë

11/22/2021 10:04
nga:Lorik J

Portieri i Milanit, Mike Maignan është afër rikthimit.

Sipas mediave italiane, Maignan mund të jetë gati për ballafaqim që nga ndeshja e ardhshme ndaj Sassuolos, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri francez pësoi një dëmtim në kyçin e dorës gjatë detyrës ndërkombëtare me Francën dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Corriere della Sera raporton se 26-vjeçari po i afrohet një rikthimi dhe beson se ai mund të kthehet në fushë tashmë kundër Sassuolos këtë fundjavë.

Kirurgu që operoi kyçin e dorës së tij thuhet se i ka dhënë leje ish-yllit të Lille të rifillojë të luajë.

/GazetaBlic Sport