Policia në Mitrovicë ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar te personi i dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.5 gr.
“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Sot seanca për vrasjen e Ivanoviqit, avokati thotë se do dëshmojnë figura politike


