Lajme

Arrestohet një 23 vjeçar në Mitrovicën e Jugut, për substancë të dyshuar narkotike

11/22/2021 08:34
nga:Q R

Policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike gjatë mbrëmjes së kaluar.

Arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar te personi i personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 1.5 gr.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në njoftimin për media.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Sot seanca për vrasjen e Ivanoviqit, avokati thotë se do dëshmojnë figura politike