Sporti

Ten Hag do ishte i interesuar për të drejtuar Manchester Unitedin sezonin tjetër

11/21/2021 23:25
nga:E K

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag raportohet se do jetë 100 për qind i interesuar për të drejtuar Manchester Unitedin pasi të përfundojë ky sezon.

Michael Carrick është momentalisht në krye te Man Unitedit, pasi sot (e diele) shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer dhe thuhet se klubi do t’i besojë trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Mauricio Pochettino do të jetë favoriti kryesor për të drejtuar Manchester Unitedin në sezonin tjetër. Por, Ten Hag që gjithashtu është i lidhur me këtë pozitë, sipas Sky Sports News, do jetë 100 për qind i interesuar për punën.

51-vjeçari ka fituar dy tituj të Eredivisie dhe dy Kupa të Holandës gjatë kohës te Ajax, derisa ka qenë në krye në 185 ndeshje që nga dhjetori i 2017.

Këtë sezon, Ajax është në krye të tabelës, derisa edhe kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.