Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se policia ka shqiptuar gjobë ndaj dy shoferëve të veturave luksoze, Ferrari dhe Lamborghini, të cilin i kishin parkuar gabimisht automjetet.
Veliaj këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se kanë zero tolerancë ndaj njerëzve.
“Ferrari kush? Lamborghini i kujt? 0 tolerancë nga Policia Tiranë! Ndërtojmë qytet për njerëzit, jo makinat! Është mjet transporti, jo gomar që e plas kudo!”,ka shkruar Veliaj.