Lajme

Mbi 771 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA

11/21/2021 22:29
nga:Gazeta Blic

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkin numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA ka arritur në 771 mijë e 15 të vdekur.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 47,7 milionë me 40 mijë e 413 raste të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi pesë milionë raste të konfirmuara dhe 73 mojë e 720 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 229 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 196 milionë dozën e dytë dhe mbi 33 milionë kanë marrë tri doza.