Lajme

Sigurimi i qendrës tregtare të djemve të Ilir Shaqirit rrahu qytetarët për maska (video)

11/21/2021 22:29
nga:Gazeta Blic

Në mëngjesin e ditës së sotme (e dielë), ndodhi një incident i rëndë në një qendër tregtare në Prizren

Në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall”, sigurimi bëri për spital tre persona pas një konflikti verbal për vendosjen e maskave anti Covid 19.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se tashmë në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Sipas Gashit, arsyeja e përleshjes në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall” ishte mosbindja e qytetarëve ndaj punëtorit të sigurimit, i cili kishte kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave” – deklaroi Gashi.

Kjo qendër tregtare drejtohet nga Gojart Shaqiri, i cili është drejtor i këtij biznesi.

Ai bashkë me vëllain e tij, Drenas Shaqirin janë aksionerët kryesor të kësaj qendre tregtare. Dy biznesment janë djemtë e këngetarit të mirënjohur Ilir Shaqiri, raporton insajderi.

Për më shumë shikoni VIDEON

Rrahje e rëndë për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren