Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve.
Ai tregon se për një rast të tillë, dje e kanë informuar edhe nga Gjakova.
“Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë“, tha ai.
Njoftimi i plotë:
Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime!
Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!
Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantoj dhe zhvilloj bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.
Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë!
Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre!