Lajme

Rrahje e rëndë për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren

11/21/2021 20:00
nga:Gazeta Blic

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Prizren.

Në një qendër tregtare në këtë komunë pak më parë ka ndodhur një përleshje mes sigurimit dhe dy qytetarëve.

Klankosova.tv nga burime të veta mëson se deri tek përleshja dyshohet se ka ardhur si pasojë e mungesës së maskës nga ana e qytetarëve.

Po ashtu janë siguruar edhe pamje nga ky incident teksa Policia në Prizren ende nuk ka informacione rreth këtij incidenti.

VIDEO