Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ajo u bë pjesë e këtij reality show të premten, së bashku me Meridianin.
Edhe pse nuk ka shumë që ka hyrë, Antonela nuk ka nguruar të japë mendimin e saj për banorët. Gjatë një bisede me Fifin, ajo është shprehur se brenda shtëpisë ka shumë fallcitet.
“Këtu ka shumë falsitet, tepër”, ka thënë ajo.
Këtë deklaratë e aprovoi edhe Fifi e cila shtoi se të gjithë po bëjnë gjëra tendencioze për vëmendje dhe famë.


