Autoritetet e Kroacisë kanë njoftuar për të dhënat e fundit në lidhje me koronavirusin.
Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 4,262 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 33,708.
Mes tyre, në spital janë 2,568 pacientë, prej të cilëve 323 janë në respiratorë.
Ndërsa numri total i të vdekurve në 24 orët e fundit është 60.