Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas xhiros së 14’të

11/21/2021 16:11
nga:Lorik J

Ka përfunduar xhiro e 14’të e Superligës së Kosovës në futboll.

Pas 14 javëve në elitën e futbollit kosovar, SC Gjilani prin tabelën me 25 pikë të grumbulluara, po aq sa Drita në vendin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pozitën e tretë ndodhet Ballkani me 24 pikë, e ndjekur nga Llapi në vendin e katërt me 21 pikë.

Drenica e Tahir Lushtakut ndodhet në vendin e pestë me 20 pikë, kurse kampioni aktual, FC Prishtina ndodhet në vendin e gjashtë me 18 pikë.

KF Ulpiana pozicionohet në vendin e shtatë me 16 pikë, kurse në zonën e kuqe janë Malisheva, Dukagjini dhe Feronikeli.

Ja renditja: