Showtime

Konfirmohet dueti i Ermalit dhe Yllit, ja cila femër është pjesë e klipit

11/21/2021 15:40
nga:Genita C

Yll Limani dhe Ermal Fejzullahu do të vijnë së shpejti me një projekt të ri muzikor.

Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë në një këngë, e cila do të publikohet edhe me videoklip.

Protagoniste e kësaj video do të jetë një nga femrat më seksi të showbizit shqiptar, Vildane Zeneli.
Projekti tashmë është në fazat finale dhe pritet të pëlqehet nga publiku.