Sporti

Watford tallet me Ronaldon: Ne i përveshëm mëngët dhe e përfunduam punën

11/21/2021 11:30
nga:Lorik J

Watford ka arritur të shënojë një fitore të rëndësishme ndaj Manchester United të shtunën.

United u mposht me rezultat 4:1.

E një ditë para ndeshjes Cristiano Ronaldo pati një kërkesë për bashkëlojtarët e tij.

“Koha t’i përveshim mëngët edhe njëherë dhe të përfundojmë punën. Le ta ndjekim atë që jemi duke tentuar ta arrijmë këtë sezon”.

Por, pas rezultatit shokues ishte ekipi kundërshtar që u tall me të.

“Ne i përveshëm mëngët dhe e përfunduam punën”.