Sot përfundon xhiro e 14’të e Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Tahir Batatinës, KF Llapi e mirëpret ekipin e Bekim Isufit, KF Ballkanin në ndeshjen përmbyllëse të kësaj xhiroje në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 13:30 në Merdare.
Ballkani ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 22 pikë, teksa synon fitoren për t’u kthyer në vendin e parë – teksa Llapi ndodhet në pozitën e gjashtë me 13 pikë.
/GazetaBlic Sport


