Sot, 24 vjeçari nga Kaçaniku, A. Gjini humbi jetën pasi ra në një humnerë në Prevallë.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka shprehur ngushëllime për familjarët.
Postimi:
Nga një ngjarje e rëndë me fatalitet, humbi jetën i riu nga komuna jonë Arian Gjini.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, duke u lutur që raste të tilla të mos na përsëriten më.
Të gjithë së bashku lutemi dhe solidarizohemi me këtë ngjarje të dhimbshme, e shpirti i tij pushoftë i qetë në përjetësi.