Lajme

Ky është i riu që humbi jetën në Prevallë pasi ra në një humnerë të fshatit turistik

11/20/2021 20:35
nga:M K

24 vjeçari nga Kaçaniku që humbi jetën pasi ra në një humnerë në Prevallë është A.Gjini.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.