Sporti

Solskjaer u kërkon falje tifozëve, Fernandes i del në mbrojtje trajnerit

11/20/2021 18:23
nga:E K

Manchester United ka humbur me rezultat të thellë ndaj Watford 4-1.

Skuadra e Solskjaer nuk arriti të këndellet dhe të rikthehet te fitoret edhe ndaj skuadrës së Watfordit, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e këtij takimi ishin: King, Sarr, Pedro dhe Denis, kurse për United golin e vetëm e realizoi Van De Beek.

Pas ndeshjes Solskjaer ka përshëndetur fansat dhe u ka kërkuar falje.

Tifozët e shohin trajnerin norvegjez si fajtorin kryesor të humbjeve të United, por Bruno i ka dal në mbrojtje atij duke kërkuar nga fansat që të mos fajësohet Solskjaer.

/GazetaBlic Sport/