Vendimi i të premtes, i cili pasoi një gjyq të profilit të lartë që ndau SHBA-në, ndezi protesta në disa qytete.
Por politikanët, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, dhe familjet e viktimave kanë bërë thirrje për qetësi.
“Ajo që na duhet tani është drejtësia, jo më shumë dhunë”, thanë në një deklaratë avokatët e familjes së Gaige Grosskreutz, i cili u qëllua dhe u plagos nga Rittenhouse.
“I bëj thirrje të gjithëve që të shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, në përputhje me sundimin e ligjit”, tha Biden jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Pavarësisht thirrjeve për qetësi, një trazirë u shpall nga policia në qytetin e Portland, Oregon, të premten në mbrëmje, pasi rreth 200 njerëz thyen xhamat dhe hodhën sende.
Protesta gjithashtu ka pasur edhe në Çikago dhe New York.