Sporti

Ismet Munishi flet për fitoren e madhe ndaj Ulpianës: Fati i përcjellë trimat

11/20/2021 15:37
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat nga Anamorava, Drita dhe Gjilani kanë arritur fitoren e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani triumfoi ndaj Ulpianës me rezultat 1 me 2. Vendasit e Ulpianës ishin në avantazh me golin e shënuar nga Qerimi, por me golat e Dabiqajt dhe Prognit, Gjilani mori fitoren e madhe.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është i kënaqur me fitoren ndaj Ulpianës.

Munishi theksoj se fituan me meritë këtë ndeshje.

‘Forma e futbollistëve të mi ishte u përcjellë në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ishte një përsëritje si në Gjilan.

Ulpiana e ka tranzicionin e lojës shumë të rrezikshëm, me lojtarët të shpejtë në krah, pasi pas rezultatit 1:0 kanë mundur edhe të dyfishojnë.

Me pas ne mbuluam mjaft mirë sulmuesin e tyre dhe fati i përcjelli trimat. Me meritë arritëm ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Munishi.

/GazetaBlic Sport/