Lajme

Çitaku i reagon VV-së pas paralajmërimit për ankesë në Prizren: Për keqardhje që po refuzohet vullneti qytetar!

11/20/2021 13:51
nga:Y I

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Në Prizren është certikuar si fitues, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Pas shpalljes së rezultateve, LVV-ja, ka paralajmëruar ankesë duke thënë se është deformuar vullneti qytetar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se është për keqardhje që LVV-ja po e refuzon vullnetin e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

VV në Prizren: Do ankohemi për rezultatin, ka pasur devijim të vullnetit qytetar