Showtime

“Stresi pëson aksident të rëndë?” Reperi reagon pas videos që bëri xhiron e rrjetit

11/19/2021 14:44
nga:Genita C

Së fundmi një video aksidenti ka bërë xhiron e kësaj platforme sociale. Personi që ka shpërndarë videon në fjalë shkruan: “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar”.

Kjo shqetësoi shumë fansat e Stresit e jo vetëm. Megjithatë e gjitha është një gënjeshtër. Kësaj videoje i është përgjigjur vet Stresi në TikTok duke realizuar të ashtuquajtur duet ku shihet në makinë. “U prehsha në paqe!”- ka shkruar ai me ironi, duke përgënjeshtruar të ketë qenë protagonist në video.

@officialstresi##duet with @bad_felingss hajde qofsha I xhenetit

♬ S’jam Dorzu – Stresi