Lajme

450 mijë euro u vodhën dje në grabitjen që ndodhi në rrugën Prishtinë – Gjilan

11/19/2021 14:33
nga:N M

Ditën e djeshme, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë Gjilan, janë vjedhur rreth 450 mijë euro, ka mësuar Paparaci nga burimet brenda organeve të drejtësisë.

Dje, Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave, ndërkaq, përderisa pritej që hetimet të vazhdonin nga Policia, më vonë gjatë ditës u gjet edhe vetura me të cilën dyshohet se ishte kryer sulmi.

Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.

Tutje, ditën e djeshme Paparaci siguroi edhe videon eksluzive ku shihej kryerja e këtij sulmi.

Haxhiu pas akuzave të Deliut: Si e sheh që dhëndrri yt në OSHP është arrestuar?