Lajme

Dyshime për përfshirje në pastrim parash, nisin hetimet për Presidentin e Malit të Zi

11/19/2021 14:28
nga:Y I

Prokurorët në Malin e Zi kanë nisur ditën e sotme hetime për përfshirjen e Presidentit Milo Gjukanoviç në rrjetin e pastrimit të parave të mafies italiane në Ballkan.

Kujtojmë se kjo nxitje për Prokurorinë e Malit të Zi ka ardhur pasi emri i tij del në përgjimet e Cosa Nostrës.

Këto hetime janë kryer nga prokurorët në Palermo, nga të cilat po ashtu rezultoi i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Nga mediat e huaja është bërë me dije se banka ku organizata mafioze italiane do të kryente dërgesën e parave është në pronësi të vëllait të Presidentit, Ago Gjukanoviç.

Nag ana tjetër kreu i shtetit malazez ka mohuar akuzat dhe është shprehur i hapur për t’iu përgjigjur prokurorëve në çdo moment.

“Me shumë kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës të çdo autoriteti të shtetit sepse dua të jap shembullin sesi dikush duhet të sillet nëse do që të vendoset sundimi i ligjit. Është rast i fabrikuar. Nuk e di kush janë këta njerëz dhe as nuk kam pasur kontakt me ta në asnjë lloj mënyrë,” tha ai në një konferencë për mediat.

Kujtojmë se Presdientit i Malit të Zi, Djukanovic po hetohet gjithashtu për zbulimet në “Pandora Papers” se ai dhe djali i tij Blazo kanë depozituar para në llogaritë offshore nëpërmjet një rrjeti të komplikuar kompanish në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Ishujt Virgin , Panama dhe Gjibraltar.

/Gazeta Shqip/