Në Australi 80 për qind e grave ende mbajnë emrin e burrit të tyre kur martohen.
Por, të porsamartuarit e dashuruar Jessy Marshall, 32 vjeç dhe Michael Puhle, 36 vjeç, e kundërshtuan këtë prirje të shtunën kur dhëndri nderoi familjen e ngushtë të nuses së tij duke marrë mbiemrin e saj.
Çifti u martua të shtunën në një ceremoni si në ëndrra pranë një pylli në Brunswick Heads, NSW , ku një tabelë përshëndeti mysafirët me fjalët: Martesa e Jessica dhe Michael Marshall.
Jessy, e cila është drejtoresha e agjencisë së marrëdhënieve me publikun Hive HQ, tha për Daily Mail Australia se ndihet e bekuar që u martua me një burrë që ishte i gatshëm të merrte rrugën e pazakontë.
“Ndihej e veçantë, thjesht më bëri të ndihesha vërtet me fat”, tha ajo. “Michael dhe unë kemi gjithmonë një bisedë shumë të sinqertë dhe të hapur, e cila mendoj se është shumë e veçantë – shumica nuk do të kishin pasur as atë stil bisede.”
Vendimi për marrjen e mbiemrin u mor mbi një tabaka me margarita, ku çifti zbuloi se të dy ndiheshin indiferentë ndaj traditës shekullore.
Në fund, gjithçka erdhi tek familja ‘e madhe’ e Jessy-t, për të cilën ajo thotë se kanë një lidhje të pabesueshme.
Për Michael, i cili është themeluesi i Candor Coaching dhe Eight Week Life Hack, një faqe interneti për zhvillim profesional, kishte një thirrje.
“Jam mjaftueshëm rehat në vetvete për të bërë atë që dua”, tha ai.
Historikisht, marrja e emrit të një burri në martesë u ofronte grave mbrojtje ligjore, veçanërisht në lidhje me legjitimitetin dhe trashëgiminë.
Shkalla e burrave australianë që marrin mbiemrin e gruas së tyre nuk gjurmohet, por një studim i vitit 2012 i Universitetit të Teknologjisë Swinburne me 908 prindër zbuloi se 97 për qind e burrave të martuar e mbanin të tyrin