Sipas ESPN, Milani është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e Jesse Lingard të Manchester United si agjent i lirë.
Kontrata e Lingard në “Old Trafford” skadon në fund të sezonit dhe ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me “Djajtë e Kuq”, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportit, Lingard është i frustruar nga mungesa e kohës së lojës në Man United dhe tashmë ka refuzuar një ofertë për kontratë nga klubi.
28-vjeçari është i vendosur të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit dhe Milani është ndër klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij në verë.
Megjithatë, anglezi mund të largohet nga Old Trafford edhe më parë pasi ai mund të dorëzojë një kërkesë për transferim në afatin kalimtar të janarit.
Lingard dëshiron të marrë kohë të rregullt për të luajtur për të pasur më shumë shanse për të hyrë në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Lingard ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premier League këtë sezon, duke arritur të shënojë dy herë.
/GazetaBlic Sport/


