Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernández, la boshllëk në stolin e Al Saad, me kalimin e tij tek Barcelona.
Në nevojë për një trajner të ri, kampionët aktualë të Katarit duket se i kanë të përcaktuara mirë kriteret: mesfushorë me famë botërore që kanë kaluar nëpër fushat spanjolle.
Sipas Telemadrid, drejtuesit e Al Sadd iu afruan Zinedine Zidane për të vlerësuar mundësinë që ish-reprezentuesi francez të shkonte në Katar. Qëllimi do të ishte tërheqja e më shumë mbulimit mediatik për kampionatin vendas kur ka më pak më shumë se një vit para fillimit të Kupës së Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.
Një përpjekje që megjithatë rezultoi e pasuksesshme. I njëjti burim thotë se pavarësisht një propozimi shumë të favorshëm në aspektin financiar, Zidane dëshiron të pushojë, pa u përballur me stresin e përditshëm të kampit stërvitor.
/GazetaBlic Sport/


