Ndoshta kampionati më popullor në botë, Premier League është në proces shitjeje të të drejtave sportive.
Këtë të enjte u njoftua marrëveshja me NBC për transmetimin e ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atë që është një biznes i vërtetë milionerësh, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Daily Mail, operatori i Amerikës së Veriut ka paguar rreth 2300 miliardë euro për të garantuar shikimin e kampionatit anglez deri në vitin 2028.
Sipas gazetës angleze, udhëheqja e Premier League vendosi si objektiv kryesor marrjen e 11600 miliardë eurove nga shitja e të drejtave televizive për trieniumin 2022-2025. Vlera që tani duket se është e arritshme.
/GazetaBlic Sport/


