Sporti

Thomas Strakosha i vendosur për largimin nga Lazio, fillon negociatat me skuadrën angleze

11/19/2021 08:06
nga:Mergim Rreci

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është i pa lumtur në skuadrën nga kryeqyteti italian.

Gardiani shqiptar, Stakosha, ishte titullar i padiskutueshëm për katër sezone te Lazio, megjithatë që nga transferimi i Pepe Reinës ai e ka parë vetën në bankën rezervë, shkruan GazetaBlic Sport.

Strakosha do të kërkojë të largohet në fund të sezonit nga Lazio, për të gjetur një ekip ku mund të luaj si titullar dhe sipas mediave angleze, ai ka filluar negociatat me skuadrën e Newcastle United.

Edhe pse në postin e drejtorit sportiv të Lazios është një shqiptar si Igli Tare, Strakosha e ka ndarë mendjen për t’u larguar në verë nga bardhekaltrit me parametër zero, duke kërkuar një aventurë të re.

/GazetaBlic Sport/