Showtime

Kim Kardashian ndihmon adoleshentet afgane

11/18/2021 21:42
nga:Genita C

Kim Kardashian West ka një pasion për të ndihmuar njerëzit.

Një klub futbolli në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kim ndihmuan më shumë se 30 anëtarë adoleshente të ekipit të futbollit për zhvillimin e të rinjve të Afganistanit që ishin në rrezik në Pakistan. Grupi i lojtarëve hipën në një aeroplan të financuar nga Kim dhe kompania e saj herët në mëngjes të së enjtes dhe mbërritën  në aeroportin Stansted afër Londrës ku do të fillojnë jetën e tyre të re pas karantinimit, /GazetaBlic/.

Njerëzit thanë se ajo ndihej “aq e lumtur dhe aq e lehtësuar” sa vajzat dhe gratë ishin jashtë rrezikut.Disa nga anëtarët e familjes së tyre tashmë ishin vrarë ose marrë, “Pra, rreziku dhe stresi ishte shumë i lartë, dhe kjo është arsyeja pse ishte shumë e rëndësishme të lëviznim shpejt për t’i larguar ata jashtë Afganistanit,” shpjegoi ajo.