Sporti

Joshua Kimmich mund të karantinohet, mos vaksinimi i tij po del të jetë problem për Bayernin!

11/18/2021 19:09
nga:Lorik J

Me rritjen e numrit të rasteve të Covid-19 në Gjermani, mungesa e vaksinimit nga ana e Joshua Kimmich ka filluar të jetë problematike për Bayernin.

I ndaluar të hyjë në hotelin ku skuadra po stërvitet, për shkak të ligjeve në fuqi në shtetin e Gjermanisë, lojtari mund të detyrohet tani të futet në një karantinë të re, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është konfirmuar nga Julian Naageslmann, në prag të lojës kundër Augsburg.

“Ai ishte në kontakt me një person me simptoma të Covid-19. Ata janë në pritje të testit PCR dhe nëse ai rezulton pozitiv, do të vendoset në karantinë”, shpjegoi ai.

Vlen të theksohet se në Gjermani personat e pavaksinuar detyrohen të futen në karantinë pasi të kenë rënë në kontakt me një person të infektuar.

/GazetaBlic Sport