Lajme

Edhe pas numërimit të votave me kusht, Dragashi mbetet i LDK-së – madje epërsia thellohet

11/18/2021 19:02
nga:M K

Dragashi mbetet i LDK-së. 

Edhe pas numërimit të votave me kusht, rezultati në komunën që u vendos pas votave nga diaspora, pra atyre me postë, nuk ndryshoi, përcjell GazetaBlic.

Madje epërsia u thellua, pasi Bexhet Xheladini fitoi edhe tek votat me kusht, duke marrë 121 vota nga 212 sosh sa ishin.

Pjesën tjetër, pra 91 shkuan në llogari të Shaban Shabanit, që tashmë konsiderohet kryetar në largim.

/GazetaBlic/