Showtime

Pensionohet aktorja “Drita” te “Familja Moderne”

11/18/2021 18:43
nga:G C

Aktorja e njohur Myrvete Kurtishi, që publiku e njeh përmes rolit të saj në serialin Familja Moderne, si “Drita” është penisonuar sot.

Këtë lajm e ka bërë të ditur teatri “Hadi Shehu”.

“Sot urojmë Myrvete Kurtishin (Buten) për datëlindjen e 65 njëherit edhe pensionimin ligjor, gjithashtu urojmë shëndet e gjitha të mirat duke e lutur Buten të jetë ashtu siç është, energjike, e fortë dhe kontributdhënëse për Teatrin dhe publikun sepse aktori nuk pensionohet asnjëherë… edhe 100 Bute”, thuhet në njoftimin e tyre.