Në moshën 28-vjeçare, jeta e Terry Kenedit tashmë ka marrë disa kthesa.
Një emër në dukje i panjohur në botën e futbollit, por ai luajti për Sheffield United, ku u rreshtua përkrah kapitenit aktual të Manchester United, Harry Maguire, madje duke u përballur me lojtarë të tillë si Jesse Lingard apo Paul Pogba në finalen e FA Youth Cup, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas qëndrimeve në klube të niveleve më të ulëta të futbollit anglez, Kennedy nuk arriti të ketë sukses në botën e sportit, kryesisht për shkak të një dëmtimi në gju, duke zgjedhur t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike në vitin 2018. Më pas ai filloi të punonte si operator në një firmë ndërtimi.
Ish-lojtari tashmë është bërë viral në internet. Ish-bashkëlojtari i Maguire fitoi një milion paund në lotari dhe ia vlen të shihet reagimi i tij kur e kupton këtë gjë.
Former Sheffield United defender Terry Kennedy was forced to retire from football early due to injury.
Here he is having it confirmed he's just won £1million on the lottery. Wonderful ❤️️? pic.twitter.com/OlsQTjj9Ay
— Mirror Football (@MirrorFootball) November 17, 2021


