Është mjaft e rëndësishme. Për vite me radhë jeta e bimëve është injoruar kryesisht kur flitet për ndryshimet klimatike, ekosistemi i gjelbër është në zemër të gjithë jetës, në tokë.
Biodiversiteti ndikon në funksionimin e ekosistemit, si dhe proceset e çrregullimeve të njëpasnjëshme. Ekosistemet ofrojnë një larmi mallrash dhe shërbimesh nga të cilat varen edhe njerëzit. Ekosistemi është një bashkësi e organizmave të gjallë në lidhje me përbërësit jo të gjallë të mjedisit të tyre, duke bashkëvepruar si një sistem. Këta përbërës biotikë dhe abiotikë lidhen së bashku përmes cikleve ushqyese dhe rrjedhave të energjisë. Energjia hyn në sistem përmes fotosintezës dhe përfshihet në indet bimore. Duke ushqyer bimët dhe njëri-tjetrin, kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në lëvizjen e materies dhe energjisë përmes sistemit.
Ndryshimi klimaterik dhe partneriteti globale për zhvillim.
Përshtatja e ndryshimit klimaterik dhe planet e zbutjes po zhvillohen në nivel lokal si komponentë kyçtë planeve të zhvillimit. Ndërsa planet e zbutjes së ndryshimit të klimës po zhvillohen lokalisht, përfitimet po shihen si një përpjekje që kërkon angazhim dhe koordinim global.
Përveç të qënit një çështje që inkurajon partneritetin global, ndryshimi klimaterik përfaqëson gjithashtu një kërcënim për mbështetjen dhe efektivitetin e projekteve dhe programeve të vazhdueshme për zhvillim. Organizata të tilla si Banka Botëore dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)po harmonizojnë analizat e rrezikut të ndryshimit klimaterik në zhvillimin dhe planifikimin e projekteve. Përmes veprimeve të tilla, ndryshimi klimaterik po fillon të harmonizohet plotësisht brenda politikave dhe planeve të zhvillimit global.
Ato gjithashtu ndikojnë në sasinë e biomasës bimore dhe mikrobiale të pranishme. Duke zbërthyer lëndën organike të ngordhur, dekompozuesit lëshojnë karbonin përsëri në atmosferë dhe lehtësojnë ciklin ushqyes duke shndërruar lëndët ushqyese të ruajtura në biomasa të vdekura përsëri në një formë që mund të përdoret lehtësisht nga bimët dhe mikrobet e tjera. Sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) nxehtësia, ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë e breshërit si dhe mungesa e ujit i kanë ndryshuar tashmë kushtet e rritjes të disa të bimëve.
Ndikimet e ndryshme të klimës në zhdukjen e varfërisë dhe urisë.
Ndryshimi i klimës është projektuar për të kufizuar pronat (asetet) e jetesës së njerëzve të varfër, të tilla si mundësia për të patur ujë, shtëpi dhe infrastrukturë.
Ndryshimi i klimës pritet të ketë gjithashtu një ndikim negativ mbi mekanizmat tradicionalë të daljes mbanë në gjendje vështirësish duke rritur si rrjedhim cënuesh- mërinë e njerëzve të varfër në botë ndaj shqetësimeve të tilla si thatësirat, përmbytjet dhe sëmundjet. Ndikimi i ndryshimit klimaterik mbi burimet natyrore dhe prod- himtarinë e punës janë të mundshme për të pakësuar rritjen ekonomike, zhdukjen e varfërisë.
Roli i biodiversitetit në arritjen e qëllimeve që lidhen me shëndetin është se
shëndeti njerëzor varet ndjeshëm nga mjedisi shëndetësor dhe mbrojtja e funksionimit të ekosistemeve. Kjo është nënvizuar gjatë raporteve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Vlerësimit të Mijëvjeçarit mbi Ekosistemet që gjithashtu zbulon se burimet e biodiversitetit sigurojnë ushqimin e nevojshëm për të luftuar kequshqyerjen dhe mosushqyrjen, një shkak i rëndësishëm në vdekshmërinë foshnjore.
Shërbime të tjera të ekosistemeve të siguruara nga biodiversiteti përkrahin shëndetin duke filtruar substancat helmuese nga ajri, uji dhe tokat bujqësore dhe duke ndaluar hedhjen dhe riciklimin e lëndëve ushqyese.
Poashtu vlenë të theksohet për ndryshim klimaterik dhe partneriteti globale për zhvillim.
Ndryshimi klimaterik po diskutohet gjithnjë e në rritje brenda kornizës së zhvillimit global siç u ilustrua
nga i kaluari kryeministri i Britanisë Tony Blair kur ai deklaroi, “ndryshimi i klimës është kërcënimi afat-gjatë më i madh që po përball bota sot”. Si i tillë, ndryshimi
i klimës, si biodiversiteti, po prodhon një numër partneritetesh globale që po vihen në zbatim në bashkëpunim të ngushtë me përpjekjet lokale për zhvillim.
Përshtatja e ndryshimit klimaterik dhe planet e zbutjes po zhvillohen në nivel lokal si komponentë kyçtë planeve të zhvillimit. Ndërsa planet e zbutjes së ndryshimit të klimës po zhvillohen lokalisht, përfitimet po shihen si një përpjekje që kërkon angazhim dhe koordinim global. Përveç të qënit një çështje që inkurajon partneritetin global, ndryshimi klimaterik përfaqëson gjithashtu një kërcënim për mbështetjen dhe efektivitetin e projekteve dhe programeve të vazhdueshme për zhvillim.
Albina Hyseni