Njëri nga aktorët turq më të njohur në vendin tonë për rolet e tij në seriale të shumta por famën e arriti me personazhin e ‘’Bali Beu’’ në ‘’Sylejmani i madhërishëm’’.
Burak Özçivit po përballet me një sërë akuzash dhe rrezikon deri në 4 vite burg.
Aktori është akuzuar se ai ka fyer punëtorët në xhirimet e filmit “Kurulus: Osman”.

Sipas mediave turke, një hetim është kryer për incidentin që ndodhi në Beykoz Riva në dhjetor të vitit të kaluar.
Në raport thuhet se është vërejtur se dëshmitarët e paraqitur nga ankuesi e kanë konfirmuar ngjarjen në deklaratat e tyre.
Në aktakuzë është kërkuar që Burak Özçivit të dënohet me burg që shkon deri në 4 vite për veprën penale “fyerje publike në mënyrë të rregullt”.

Sipas botimit turk u raportua se avokati i Özçivit, kishte bërë një deklaratë me shkrim mbi akuzat ndaj klientit të tij.
Avokati i aktorit ka thënë se në këtë rast është keqpërdorur e drejta për t’u ankuar.
“Si rezultat i pretendimeve fiktive të dorëzuara në autoritetet gjyqësore, klientit iu kërkuan shuma astronomike dhe kur këto kërkesa nuk u plotësuan, reputacioni i klientit në sytë e publikut u sulmua me deklarata të pavërteta të servirura në shtyp”, citoi avokati.
“Ne besojmë me vendosmëri se e vërteta do të shfaqet si rezultat i gjyqit dhe se e vërteta do të mbizotërojnë kundër oportunizmit dhe pretendimeve të pabaza”, shtoi ai.


