Rastet ditore me Covid në Austri shënuan një rekord të ri të enjten, me autoritetet që po planifikojnë të vendosin një bllokim në të gjithë vendin, edhe për personat e pavaksinuar.
Rreth 66% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.
Shifrat e rasteve me Covid janë ndër më të lartat në kontinent.
Në Austri, shkalla e incidencës për 100,000 banorë në shtatë ditë shënoi një rekord të ri sot, duke shkuar në 989.
Ndërsa Holanda ka vendosur një bllokim të pjesshëm që vlen për të gjithë, Austria ka kërkuar të mos vendosë kufizime shtesë për të vaksinuarit, shkruan Reuters.
Infeksionet ditore të enjten shkuan mbi 15,000 për herë të parë, duke arritur në 15,145.
Kulmi i valës më të madhe të infeksioneve para kësaj ishte 9,586 rreth një vit më parë, kur vendi hyri në bllokim të plotë.


