Showtime

Fifi nuk mund ta ndal veten, i hidhet në qafë Dj Dagzit- kritikohet nga ndjekësit për veprimet e fundit

11/18/2021 13:33
nga:Genita C

Mund të themi lirshëm se Fifi është banorja e “BBV” më e komentuar në mediet rozë.

Së fundi, disa skena të Fifit janë bërë virale në rrjet ku edhe u kritikuan në masë të madhe nga ndjekësit e saj, shkruan GazetaBlic.

Bëhet fjalë për disa video ku shihet duke u hedhur në krahët e Dj Dagz, teksa në puntatën e kaluar ajo është shprehur se e ka mik të mirë ku edhe e konsideron si vëlla.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja komentohet për një gjë të tillë, pasi që skenat me Granitin ishin akoma më virale./GazetaBlic/