Ibrahim Qadraku, është personi tjetër që është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për grabitjen dhe plagosjen që ndodhi të hënën ndaj babait dhe fëmijës së tij në Prizren, shkruan Gazeta Blic.
Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic brenda prokurorisë.
“Po, i arrestuari tjetër është Ibrahim Qadraku, i cili edhe më herët është akuzuar për vepra të tilla”, i ka thënë ky burim gazetës.
Gazeta Blic raportoi se i arrestuari tjetër, është Leotrim Latifi, një i ri me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar shumë herë për vepra të ndryshme kriminale.
Lajmin për arrestimin e tyre e dha në seancën e Kuvendit, kryeministri Albin Kurti, i cili gjithashtu bëri të ditur se personat e arrestuar kishin qenë shumë herë të arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Në anën tjetër, Prokuroria e Prizrenit, ka thirrur konferencë për media, sot në orën 15:00, për të dhënë detaje lidhur me këtë rast.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.


