Showtime

Kritikohen pse fshehin fytyrën e djalit, gruaja e Gold Ag tregon kur do ta shohim portretin e tij

11/18/2021 12:39
nga:Genita C

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira ka kohë që janë bërë prindër të një djali.

Guerili është vogëlushi i cili i dha epitetin prindër çiftit shumë të dashuruar, shkruan GazetaBlic.

Gold Ag është shumë aktiv në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit dashurinë e madhe që ka për të birin.

Krahas kësaj, dyshja deri më tani nuk e kanë zbuluar portretin e Guerilit por paska një datë të veçantë kur do ta shohim.

Ermira zbulon se me datën 27 nëntor do të mund të njihemi me voglushin pasi do të jetë pjesë e videoklipt të Gold Ag./GazetaBlic/