Lajme

Gjakovari kapet me tetë fletëvotime të fotokopjuara në veturë

11/18/2021 10:13
nga:Y I

Një person në Gjakovë është kapur me tetë fletëvotime të fotokopjuara, në veturën e tij.

Siç njofton policia, i dyshuari është intervistuar.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur tetë (8) fletëvotime (të fotokopjuara). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raportin e policisë.