Në Prishtinë dhe Pejë janë gjetur dy persona pa shenja jete.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh. Viktimat e gjetura pa shenja jete janë të gjinisë mashkullore.
Më poshtë raporti i plotë i Policisë:
Prishtinë 17.11.2021 – 10:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Pejë, 17.11.2021 – 11:21. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.