Sporti

Zinedine Zidane refuzon ofertën e Manchester United

11/18/2021 09:30
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane ka refuzuar mundësinë për të menaxhuar Manchester United, pasi dëshiron një pushim deri në verën e ardhshme.

Ai ishte kontaktuar nga drejtuesit e klubit, por që nuk ka shprehur gatishmëri për ta pranuar këtë rol, shkruan GazetaBlic Sport.

Zidane ishte jashtëzakonisht i suksesshëm me skuadrën e Real Madridit dhe tashmë është në interesin e shumë klubeve pas largimit nga kjo skuadër.

Sipas asaj që shkruan Bild, Zidane ka nevojë për një pushim pak më të gjatë dhe se do të jetë gati vetëm pas verës së ardhshme.