Dean Henderson dëshiron të largohet nga Manchester United në fund të sezonit nëse nuk arrin të marrë vendin në formacionin bazë para David de Geas.
Kjo situatë bëri që ai të mbetej jashtë skuadrës së Anglisë për të tretën herë që nga Europiani, ku pati një dëmtim që i ndaloi vazhdimësinë e formës së mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Henderson ka luajtur vetëm një ndeshje në fanellën e United, në humbjen e tyre ndaj West Ham 1-0 në shtator.
Sipas 90min, Man United do lejojë që portieri të largohet në formë huazimi.
Dean Henderson do të marrë një vendim vetëm në fund të sezonit dhe do të mbetet te United edhe pas merkatos dimërore.
/GazetaBlic Sport/


