Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një vide-mesazh pas takimit që ka pasur me ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Kurti aty ka dhënë statistika të vaksinimit në Kosovë, teksa ka thënë se situata e COVID-19 është më e mira në Ballkan dhe ndër më të mirat në Evropë.
Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi që tanimë në vend është shfaqur edhe variant i ri i COVID-19, “Delta Plus”.
Ai ka shtuar se vaksina në Kosovë ka mjaftueshëm dhe të njëjtat janë të dëshmuara në mbrojtjen dhe imunizimin ndaj COVID-19.


