Klubi i futbollit, Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Zekrija Ramadanin.
Ramadani i cili u bë kampion edicionin e kaluar me Prishtinën në Superligën e Kosovës, ka vendosur që në pajtim me klubin të ndërprejnë bashkëpunimin, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni komunikatën e FC Prishtina:
“FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin. FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani. “Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.
Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshironpërzemërsisht suksese në karrierë. Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin”, shkruan në komunikatën e FC Prishtinës.
/GazetaBlic Sport


